Albanian family Flees to Greece - Familja Shqiptare ja mbath per Greqi
Viti 1955. Autori tregon per largimin e familjes se tij drejt Greqise:
Familja e njëmbëdhjetë vetesh marshoi përgjatë shtigjeve të rrëshqitshme të malit Ivan drejt kufirit Greko-Shqiptar. Ata ishin pesë burra, tre gra dhe tre fëmijë nën dhjetë vjeç.
Ata vazhduan marshimin dhe pas njëmbëdhjetë orësh arritën tek gardhi me tela me gjemba të kufirit pranë vendit të quajtur Kalogeros. Pas 24 orë në këmbë, ata arritën në fshatin Grek NIVISTA, ku ju dorëzuan rojes se fshatit.
Të gjithë e kishin përjetuar se si ishte që nga viti 1946, kur vëllai i tyre i madh R. dezertoi nga batalioni ERSEKA i Ushtrisë Popullore dhe u arratis në Greqi, duke marrë me vete një makine dhe një automatik karabinë.
Babai i familjes u akuzua nga komunistët vendas Safet Feim PERO, Fami Ali Fero, Bachtiar Moussi MOUSSA dhe Rexhep Souleiman Moussa për komplot kundër Partisë Komuniste dhe u denoncua prej tyre tek Autoritetet e Sigurisë në VIGLISTA (Bilisht). Një oficer dhe dy ushtarët erdhën në fshat dhe i rrahën babanë dhe katër fshatarë të tjerë aq brutalisht saqë babait iu desh të qëndronte në shtrat për gjashtë muaj. R-së i konfiskuan edhe pasurinë
Në këtë kohë, dy nga vëllezërit, dhe E., po shërbenin: në ushtri në TIRANË dhe babai i tyre vajti atje për t'u bashkuar me ta pas shërimit.
Tre vjet më vonë, një tjetër nga: vëllezërit S., vendosi të arratiset. Babai iu lut që ta linte të shkonte. 30 nëntor 1949. Komunistët u kundërpërgjigjën plotësisht. Ata e shkarkuan N. nga posti i tij si komandant i Rregullores se Ushtrire dhe arrestuan vëllain e madh R., gruan e tij, kunata dhe katër fëmijët. I can be kampin e Lushnjes afer Tiranes.
Në shkurt 1952, Ministria e Brendshme deboi disa familje nga TIRANE, ndër to edhe familja e N (te te njejtes familje).
Askush nuk I punësoi atëherë sepse ishin të afërm të të arratisurit. N. dhe familja e tij u detyruan të jetonin në një stallë, ndërsa ai u përpoq më kot të gjente një pune: "Fëmijët e mi, tha ai, "ishin aq të uritur saqë shkonin rrugëve dhe lypnin një copë bukë nga kalimtarët"
Më 7 prill”, tha N. i telefonova vëllait tim sinjalin e paracaktuar duke shtuar se nëse nuk vinte mund të mos e gjente gjallë të fejuaren e tija.
E takuam në Korytsa më datë 10. Të nesërmen erdhi vjehrri i kushëririt Nm, i cili u bashkua me ne në fermë dhe më solli një pistoletë të markës "Nagan" dhe katër plumba. Të njëjtën pasdite rreth orës katër morëm dy vagonë nga KORYTSA per në fshatin Zembliak. Paguam 1200 lekë tarifa.
Pa u ndalur, morëm rrugën për në Jugosllavi. Kur ishim pranë fshatit SVEZDA, u kthyem djathtas dhe morëm rrugën për në MAGURIST, E lamë rrugën pasi kaluam fshatin GOLOPERDA në një distancë prej 20 minutash nga MAGURIST, dhe morem një shteg i cili të çon në malin IVAN.
Më pas filloi të binte një shi i madh. Ne marshuam gjithë natën dhe në agim kaluam nëpër telat me gjemba te kufirit. Vazhduam pa pushim derisa arritëm ne Fshati Grek NIVISTA, ku u dorëzuam tek roja e fshatit.
Rojet na cuan tek posta e komandës së njësise se kufirit, ku une dorëzova pistoletën.